Kampioni Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e pestë radhazi, ku shkëlqeu Valon Bunjaku me 21 pikë, tri kërcime, katër asistime dhe tetë topa të vjedhur, duke e pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro për tu shpallur MVP i javës për herë të parë në këtë edicion.
Trepça e përmbysi rezultatin ndaj Bashkimit në fund për të shënuar fitore shumë të vlefshme, ndërsa basketbollisti më i dalluar dhe më meritori ishte Drilon Hajrizi i ‘Xehetarëve’.
Driloni e mbylli ndeshjen me 24 pikë e 12 kërcime, si dhe kontribuoi me dy asistime. Ai u ndihmua nga Erjon Kastrati me 19 pikë, katër kërcime e pesë asistime.
Vëllaznimi shënoi fitore shumë të vlefshme, duke mundur në udhëtim Rahovecin, ndërsa u dallua dyshja Emmanuel Omobgo me 20 pikë, tetë kërcime dhe një asistim e Demonte Dodd me 14 pikë, 16 kërcime dhe një asistim.
Top 5
Valon Bunjaku (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 3 kërcime, 4 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 24 pikë, 12 kërcime, 2 asistime
Emmanuel Omobgo (Vëllaznimi) 20 pikë, 8 kërcime, 1 asistim
Demonte Dodd (Vëllaznimi) 14 pikë, 16 kërcime, 1 asistim
Erjon Kastrati (Trepça) 19 pikë, 4 kërcime, 5 asistime
MVP dhe pesëshja e javës në elitën e basketbollit të femrave në Kosovë
Në javën e katërt të Superligës së Femrave, derbin e ka fituar Prishtina, duke e mundur Penzën me shifrat 75:70.
Basketbollistja më e dalluar dhe më meritorja për fitoren e prishtinaseve ishte Sarah Mgbeike me dyshifror të dyfishtë, 31 pikë e 20 kërcime, ndërsa kishte edhe një asistim, si dhe gjashtë topa të vjedhur.
Mgbeike është njëra nga basketbollistet më të mira në Superligën e Femrave, ndërsa kjo ishte hera e parë që zgjidhet MVP e javës në këtë edicion.
Ajo u ndihmua nga Agnesa Rrahmani me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, kurse te Penza, lojtarja më e dalluar ishte Antoinette Thompson me 27 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.
Bashkimi regjistroi fitoren e katërt në katër ndeshje, duke mundur në udhëtim Trepçën, ku spikati Ellyn Lee Stoll me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.
United Basketball ka shënuar fitoren e dytë, duke ia shkaktuar humbjen e katërt radhazi Vëllaznimit, kurse më e mira te gjilanaset ishte Ireyon Keith me 16 pikë e 24 kërcime dhe katër asistime.
Top 5
Sarah Mgbeike (Prishtina) 31 pikë, 20 kërcime, 1 asistim
Ireyon Keith (United Basketball) 16 pikë, 24 kërcime, 4 asistime
Ellyn Lee Stoll (Bashkimi) 28 pikë, 6 kërcime, 1 asistim
Antoinette Thompson (Penza) 27 pikë, 6 kërcime, 3 asistime
Agnesa Rrahmani (Prishtina) 14 pikë, 9 kërcime, 2 asistime