Dani promovon këngën “Kthema” në Radio Dukagjini

Ramadan Krasniqi - Dani e ka promovuar këngën “Kthema” në bashkëpunim me artistin nga Shqipëria, Florian Tufallari, këngë e cila është folklorike me ritme popullore

Ramadan Krasniqi-Dani në emisionin "Radar" me Edita Dolin në Radio Dukagjini





Zëri i ëmbël i skenës muzikore shqipe, një prej këngëtarëve më të dashur të publikut, Ramadan Krasniqi – Dani, pas disa viteve pauzë, këtë të shtunë ka publikuar projektin e ri muzikor, këngën “Kthema” një bashkëpunim me artistin nga Shqipëria, Florian Tufallari.

Në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, Dani, i cili e promovoi projektin e ri, tregoi se kënga “Kthema” është folklorike me ritme popullore.

“Muzika është punuar nga Sardi Mneri në studion Monkey Music, një djalë i ri por që premton shumë, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Deyzoh”, ka thënë Dani.

Listës së këngëve të bukura të Ramadan Krasniqit – Danit, tashmë i është shtuar edhe kënga “Kthema” e cila është vizualizuar edhe me një klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Tiranë.

Ramadan Krasniqi – Dani, i cili këtyre ditëve shënon 50-vjetorin e kontributit me këngë të bukura në skenën e muzikës shqiptare, me bagazh prej më se 41 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, gëzon shëndet të plotë, i lumtur me familje, nipa e mbesa.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika