Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 32 testime në total, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 janë shëruar 11 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Raste aktive mbeten 17 persona, ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 24 persona.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar, gjithsej, 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 866 qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 326 dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 851.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.
Ndërkaq, më 7 nëntor, nga MSH-ja është bërë e ditur se pas 17 testimeve për COIVD-19, 3 raste kanë rezultuar pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes.