Vrasja në Zllakuqan/ 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh të dyshuarit për vrasjen në Zllakuqan

Gjykata Themelore Pejë

I është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Pejës të dyshuarit për vrasjen që ndodhi të premten në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Në lidhje me rastin të premtën, ishin arrestuar tre persona, i dyshuari kryesor dhe dy të tjerë që dyshohet se ishin të involvuar në rast.

Të shtunën me urdhër të gjyqtarit janë bastisur dhe kontrolluar katër lokacione, specifikisht shtëpi.

Në tri nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit, A.N. lindur më 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë armë të llojeve të ndryshme, karikatorë dhe municion.

Ndërkaq, ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme lidhur me rastin në fjalë.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia ishte informuar për një rast, rrahje i cili kishte ndodhur në fshatin Pataqan të Klinës.

Përderisa, policia po kërkonte të dyshuarit, është njoftuar se një person gjendet në QKMF në Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, e që nga aty me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku ishte konstatuar vdekja e viktimës nga mjeku kujdestar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika