Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës, pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë, ai ka dërguar përforcime për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit “EULEX”.
Borrell ka thënë se xhandarmëria e karabinierëve, e cila ka mbërritur në Kosovë, ka për qëllim përforcimin e përkohshëm të njësisë policore të EULEX-it, për ta menaxhuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar sigurinë. Xhandarmëria karabiniere ka zbarkuar sonte për të përforcuar përkohësisht njësinë policore të EUELX. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një mjedis paqësor dhe të sigurt”, ka shkruar në Twitter, Josep Borrell.
At these tense times in Kosovo, EU’s Rule of Law Mission #EULEX fulfils its duty to ensure stability: @Eurogendfor gendarmes from @_Carabinieri_ landed tonight to temporarily reinforce @EULEXKosovo's Formed Police Unit. EULEX will continue supporting a safe and secure environment pic.twitter.com/Suuo78fJRC
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 8, 2022
Ndërsa, po bëhen katër ditë prej se komuniteti serb i ka braktisur institucionet e Kosovës në katër komunat veriore.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri tani kanë dhënë dorëheqje 578 zyrtarë të Policës së Kosovës në rajonin e Veriut nga radhët e komunitetit serb.