Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë atë pasi sipas tij, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbështetë secilin biznes që bën rritjen e pagave për punëtorët duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës.
“Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.
Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Murati ka thënë se secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e tutje dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në më 20 dhjetor.