Shoqata e Filozofëve të Kosovës, Departamenti i Filozofisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës kanë organizuar Konferencën e XIII-të ndërkombëtare për nder të Ditës Botërore të Filozofisë.
Tema e cila është zgjedhur të diskutohet për këtë vit është “Sfida Postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”.
Konferencë kjo e cila do të sjell në Kosovë disa nga emrat më të rëndësishëm të disiplinës së postfenomenologjisë dhe filozofisë.
Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të trajtojnë çështjen e raportit të njeriut me teknologjinë nga perspektiva të ndryshme siç janë bota, trupëzimi, imazhi, perceptimi, inteligjenca artificiale, raporti i teknologjisë me natyrën dhe njeriun, singulariteti teknologjik dhe çështje të tjera të cilat sfidohen nga postfenomenologjia si disiplinë.
Konferenca do të mbahet me datë 17 nëntor në Fakultetin Filozofik, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00.
Kjo konferencë, është njëra ndër më të mëdhatë të organizuara ndonjëherë në Kosovë në fushën e filozofisë.