Krasniqi për planin franko-gjerman: Publikimet që i kam parë nuk besoj që janë vërteta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje që qeveria të fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve që nuk e rrezikojnë përkeqësimin e situatës në veri dhe të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar që ta ruajnë sovranitetin Republikës së Kosovës

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së





Kryetrari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të nëntë pikave të planit franko-gjerman, ku ka thënë se ai nuk beson se ai është drafti i vërtetë por, është vetëm një spekulimi i cili është duke qarkulluar që një kohë në opinionin publike.

“Publikimet që i kam parë nuk besoj që janë vërtet plani franko-gjerman andaj, janë në vazhdën e spekulimeve që kanë qarkulluar tash e sa javë”.

Më tej Krasniqi, është shprehur i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës dhe pasi sipas tij “ka një potencial për përshkallëzim të situatës”.

“Është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje dhe të koordinohet me partnerë ndërkombëtar dhe në radhë të parë me ShBA-të për të rivendosur rendin publik dhe sovranitetin. Do të ishte e pafalshme që krejt ai progres që është arritur në integrimin e komunitetit serb në institucione duke përfshirë policinë e gjyqësorin të zhbëhet kaq shpejt”, ka thënë Krasniqi për EO, transmeton Portali Dukagjini.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës, nuk ka një plan se si do trajtojë këtë situatë.

Ai ka bërë thirrje që Qeveria të fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve që nuk e rrezikojnë përkeqësimin e situatës në veri dhe të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar që ta ruajnë sovranitetin Republikës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika