Kurti pas mbledhjes së 106-të: Qeveria jonë është e përkushtuar të ndërtojë një shoqëri të drejtë dhe me mundësi për të gjithë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me mbledhjen e 106-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur të mërkurën e 9 nëntorit. Kurti ka thënë se Qeveria jonë është e përkushtuar të ndërtojë një shoqëri të drejtë dhe me një të ardhme me mundësi të mëdha për të gjithë. Gjersa ka treguar disa nga parimet e miratuara në këtë mbledhje

    Ilustrim





    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një postim në rrjetin social Facebook, lidhur me mbledhjen e 106-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur të mërkurën e 9 nëntorit.

    Kurti ka shkruar se Qeveria është e përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, e një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë.

    Ai, gjithashtu, ka theksuar se në këtë mbledhje janë arritur disa parime të qeverisë.

    Kurti, përmes këtij postimi, ka bërë të ditur se është miratuar Plani Kombëtar i Radio Frekuencave, i cili ofron shërbime në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe që sipas Kurtit, kjo nevojitet për mbrojtje e siguri.

    Ndër tjera, ai ka theksuar se është hapur rruga për zbarkime të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Mbretërisë së Bashkuar.

    Njashtu, Kurti ka theksuar se me projekt-udhëzimin e miratuar, të mërkurën e 9 nëntorit, krijohet mundësia e sigurimit të pajisjeve për lëvizje dhe asistim, gjersa ka theksuar se pajisjet do të ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

    Në mbledhjen e 106-të të Qeverisë ka pasur edhe pika tjera, të cilat janë miratuar dhe funksionalizuar.

    “Në mbledhjen e 106-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës: Funksionalizuam Sistemin Qendror të Evidencës Penale, që të do mundësojë transparencë e efikasitet më të madh, por edhe llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor. Për shpërndarje të barabartë të burimeve që kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë: gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, miratuam koncept dokumentin për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor. Thjeshtuam dhe lehtësuam procedurat e regjistrimit dhe funksionimit të organizatave joqeveritare. Për mbrojtje e siguri, mirëmbajtje të rendit publik dhe shërbimeve publike emergjente miratuam Planin Kombëtar të Radio Frekuencave, për ofrimin e shërbimeve të radio komunikimeve në tërë territorin e Republikës. Themeluam komisionin ekzekutiv që do të mbikqyrë dhe sigurojë mbarëvajtjen e procesit të transformimit digjital. I hapëm udhë marrëveshjes për zbarkime të përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Mbretërisë së Bashkuar. Me projekt-udhëzimin administrativ të miratuar sot, krijojmë mundësitë e sigurimit të pajisjeve që shërbejnë për lëvizje dhe asistim, që do të ofrohen falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik. Qeveria jonë është e përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, e një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë”, ka shkruar Kurti në postimin e tij.