Policia e Kosovës të mërkurëne 9 nëntorit ka arrestuar edhe një person të dyshuar për grabitje të armatosur.
“Sot rreth orës 17:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, është arrestuar edhe një person i dyshuar për rastet e grabitjeve të armatosura të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh, si dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47”, shkruhet në postimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri e cila ndërlidhet me rastet e grabitjeve të armatosura.
“Sot nga zyrtarë të njësitit të hetimeve të përgjithshme, është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47, e cila konform procedurave i është bashkëngjitur lëndës”.
Arma dyshohet të jetë përdorur në rastet e grabitjeve të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh.
Rasti është proceduar në organet kompetente për trajtim dhe hetuesit policorë janë duke vazhduar me mbledhjen e fakteve dhe provave që ndërlidhen me rastet e grabitjeve të armatosura.
Ndonëse rasti është proceduar në organet kompetente për trajtim, hetuesit policor po vazhdojnë mbledhjen e fakteve dhe provave që ndërlidhen me rastet e grabitjeve të armatosura për të cilat me datën 05.11.2022, u arrestua grupi i fundit.