Krasniqi: Kemi kërkuar që vizita në ShBA të shtyhet në pranverë për shkak të situatës në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, në një bisedë telefonike në emisionin "Debat Plus" në RTV Dukagjini ka thënë se nuk i  është anuluar vizita në ShBA, por ka theksuar se vetë e ka kërkuar një gjë të tillë


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, se nuk është e vërtetë që atij i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, një gjë të tillë e ka kërkuar vetë ai.

Krasniqi ka theksuar se me datën 7 ka dërguar një kërkesë, me anë të së cilës, ka kërkuar që kjo vizitë të shtyhet, pasi kjo, sipas tij, është më e drejtë.

“Me fillimin e kësaj jave me datën 7, kemi kërkuar që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, sepse kam besuar që është më mirë të jem këtu në një situatë që kemi dorëheqje të katër komunave në veri. Kemi kërkuar që vizita të shtyhet sepse kam besuar që kështu është më e drejtë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, një shtyerje e vizitës ka ardhur në pajtueshmëri me kryetarët e tjerë, me të cilët, edhe do të zhvillohet takimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika