Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të udhëtojë të enjten e 10 nëntorit drejt Parisit me gjashtëvartësit e tij.
Ai ka thënë se është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, me theks të veçantë te njohja reciproke.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.
Më tej ka theksuar se përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi, do ta ketë mundësinë e një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po ashtu është i ftuar.
Më tej Kurti ka njoftuar se janë ofruar dy propozime në tavolinë ndërsa njëri prej tyre është nga ana e tij.
“Ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka përfunduar Kryeministri Albin Kurti.