Si ndikon mënyra e të ushqyerit në çrregullimet mendore?

Mënyra e të ushqyerit ndikon njashtu edhe në shëndetin mendor dhe për të biseduar më shumë rreth kësaj teme në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini ka qenë e ftuar psikologia Albana Demiri, e cila ka treguar se kujdesi në ushqim është shumë i rëndësishëm për një shëndet më të mirë mendor





Menyra e të ushqyerit ndikon në shëndetin fizik, gjë që të gjithë e dijmë, mirëpo më pak jemi të informuar për ndikimin në shëndetin mendor.

E për të biseduar në lidhje me këtë temë e ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, ishte psikologia Albana Demiri.

Demiri deklroi se çrregullimet e shëndetit mendor janë si pasojë e faktorëve biologjikë, mjediseve familjare, shoqërore e personale, por faktor këtu është edhe mënyra e të ushqyerit.

Dieta e duhur sipas saj ndikon tek neurotransmeterët, pasi trurit i duhen minerale a vitamina të funksionojë në mënyrë të duhur, me theks të veçantë tek vitaminat B6, D dhe Omega 3 që janë shumë të rëndësishme.

Kujdesi në ushqim përfshihet në secilin çrregullim, siç deklaron Demiri, më së shumti tek ankthi, sulmet e panikut, depresioni, çrregullimi i humorit si dhe çrregullimet e spektrit autik tek fëmijët.

Në lidhje me çrregullimet e spektrit autik, psikologia thekson se duhet evituar ushqimet me gluten e sheqernat, si dhe duhet bërë intolerance e laktozës. Tek këta fëmijë thekson ajo, shpesh ka mungesë të vitaminave B6 dhe D. Demiri shton se prindërve shpesh iu duket risi që ushqimi ndikon në përmirësimin e çrregullimit, por gjithmonë janë të gatshëm t’i kryejnë të gjitha analizat për të pasur rezultatin e dëshiruar.

Tek sulmet e panikut psikologia deklaron se duhet evituar çaji i zi, kafja e ushqimet e shpejta, dhe të konsumohet më shumë peshku, pemët, perimet e çaji i gjelbërt.

Tek ankthi, të cilin së bashku me sulmet e panikut Demiri i krahason me diabetin, thotë se duhet kujdes në mënyrën dhe vaktet e ushqimit. Kërkohet eliminimi i ushqimeve të shpejta, bukës së bardhë e çajit të zi, e në anën tjetër të shtohen ushqimet e pasura me minerale si dhe pemët e perimet.

Psikologia thekson se çokollata e zezë dhe frutat e thata ndikojnë pozitivisht nëçrregullimet e humorit apo ankthin, pasi janë përgjegjës për rritjen e serotoninës që është përgjegjës për disponimin. Sheqeri i bardhë dhe ëmbëlsirat sipas Demirit, duhet të eliminohen.

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika