Dita Botërore e Shkencës, shënohet çdo 10 nëntor, që synon të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e punës shkencore dhe synon të angazhojë publikun për çështjet shkencore, si inteligjenca artificiale, energjia e rinovueshme, shëndeti publik.
Kjo ditë shpërfaq rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri dhe thekson rëndësinë e shkencës në jetën e përditshme.
Duke e lidhur shkencën më ngushtë me shoqërinë, kjo ditë synon të sigurojë që qytetarët të qëndrojnë të informuar për zhvillimet në shkencë. Qëllimi i saj është të forcoj ndërgjegjësimin e publikut për rolin e shkencës për shoqëritë paqësore dhe të qëndrueshme; të promovoj solidaritetin kombëtar dhe ndërkombëtar për shkencën e përbashkët midis vendeve; të tërheq vëmendjen ndaj sfidave me të cilat përballet shkenca në ngritjen e mbështetjes për përpjekjen shkencore.
Shkenca vlerësohet si motori i mirëqenies, që është e lidhur ngushtë me teknologjinë dhe të dyjat bashkë janë të lidhura me paqen dhe sigurinë kombëtare, zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi.
Vlen të theksohet, se kjo ditë ka nisur të festohet që nga viti 1988 si përgjigje kundrejt kanosjes së rrezikut nga lufta e ftohtë dhe armët bërthamore.