Kuvendi i Kosovës me 61 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për Prokurorin e Shtetit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konsideruar të domosdoshëm miratimin e këtij projektligji.
“Synojmë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial. Strategjia për sundimin e ligjit, por edhe rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë kanë paraparë ndryshime ligjore në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit me qëllim të përmirësimit të qëllimit të cekur më herët”, ka theksuar ministrja Haxhiu.
Edhe pse i ka dhënë përkrahje në parim këtij projektligji, deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se në mes të dy leximeve duhet të përcaktohen afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit.
“Domosdoshmërinë që ne të përcaktojmë afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit. Tani jemi dëshmitar me presidenten Osmani, nuk është hera e parë, ka pasur edhe me presidenten Jahjaga që ka pasur një periudhë gati 7 muaj, organi kryesor i akuzës ka mbetur pa kryeprokuror”.
“Ky boshllëk ligjor i ka mundësuar presidentëve që të abuzojnë me këtë mundësi dhe të lënë organin kryesor të akuzës pa udhëheqje. Është e domosdoshëm që të përcaktohen afatet që brenda një periudhe presidenti të jep vlerësimin e vet ose të dekretojë kryeprokurorin ose të refuzojë”, është shprehur Selmanaj.