Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Uashingtoni planifikon të blejë 100,000 predha artilerie të prodhuara nga Koreja e Jugut, për t’u përdorur në luftën në Ukrainë.
Wall Street Journal kishte raportuar se ShBA-ja dhe Koreja e Jugut ishin afër një marrëveshjeje për të blerë 100 mijë predha artilerie 155 mm prej tyre do t’i dorëzoheshin Ukrainës.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë, të cilët kanë thënë të premten se Uashingtoni dëshiron të dërgojë predha artilerie në Ukrainë.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së jugut, ka thënë se qëndrimi i saj për mosdhënien e ndihmës për Ukrainën mbetet i pandryshuar, bëhet fjalë për furnizim me armë dhe predha artilerie.
“Për të kompensuar mungesën e inventarit të municioneve 155 mm në SHBA, negociatat janë duke vazhduar midis kompanive amerikane dhe koreane për të eksportuar municione”, ka thënë ministria në një deklaratë, shkruan AJZ.