Biden dhe Xi do të takohen të hënën

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën me presidentin kinez, Xi Jinping, në margjinat e Samitit të G20-ës, i cili mbahet javën e ardhshme në Bali të Indonezisë, takim ky i cili vjen në një kohë kur marrëdhëniet ShBA-Kinë janë të tensionuara

Fotoilustrim





Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën me presidentin kinez, Xi Jinping, në margjinat e Samitit të G20-ës, i cili mbahet javën e ardhshme në Bali të Indonezisë.

Ky takim ballë për ballë që vjen në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara ShBA-Kinë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë të enjten.

Ky do të jetë takimi i parë fizik midis liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë, që kur Biden u bë president në janar të vitit 2021.

Takimi vjen disa javë pasi presidentit kinez iu dha një mandat i tretë, pesëvjeçar në krye të Partisë Komuniste Kineze.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se liderët do të takohen për të “diskutuar përpjekjet për të ruajtur dhe thelluar linjat e komunikimit midis dy vendeve”.

Biden u ka deklaruar gazetarëve të mërkurën se ai synon të diskutojë me Xi për tensionet në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit mbi ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, politikat tregtare, marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe çështje tjera.

Biden dhe Xi udhëtuan së bashku në ShBA dhe Kinë në vitin 2011 dhe 2012, kur të dy liderët po shërbenin si zëvendëspresident të vendeve të tyre përkatëse.

Ndërsa prej kur Biden u bë president në janar 2021, ata kanë zhvilluar pesë telefonata.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur në muajt e fundit, sidomos pas një vizite në Taipei të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Tajvani pritet të jetë në krye të agjendës kur presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping të takohen javën e ardhshme  takimi i tyre i parë personal që kur zoti Biden mori detyrën.

Ky takim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy superfuqive janë acaruar veçanërisht.

Kjo është nxitur nga pretendimet e Pekinit mbi Tajvanin e vetëqeverisur dhe pohimin e tij në rritje në Azi.

Shtetet e Bashkuara ndaj situatës acaruese janë përgjigjur duke kufizuar aksesin në teknologjinë e çipeve kompjuterike.

Kjo ka goditur ekonominë e drejtuar nga eksportet e Kinës, e cila përdor teknologjinë për të prodhuar dhe shitur gjithçka, nga telefonat tek makinat elektrike.

Duke pasur parasysh rritjen e fundit të tensioneve dhe retorikës, bota  dhe aleatët aziatikë të Amerikës si India, Japonia dhe Australia do të ndjekin nga afër takimin e planifikuar të zhvillohet të hënën në Bali përpara Samitit të G20, shkruan BBC-ja.

Tutje, në artikullin amerikan thuhet se Tajvani do të jetë në krye të agjendës kur dy presidentët do të takohen. Megjithatë, Uashingtoni pranon vetëm një qeveri kineze në Pekin, e nuk ka lidhje formale me Tajvanin.

Përsëri, ShBA-ja mban marrëdhënie të ngushta me Tajvanin dhe i shet armë sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika