Një person pësoi lëndime nga përdorimi i thikës në një përleshje, Policia arreston dy persona

Pas një përleshjeje të ndodhur mes disa personave në rrugën "Gjergj Fishta" në Pejë, në të cilën është therur me thikë një i mitur, Policia Rajonale e Pejës ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për rastin

Fotoilustrim





Policia në stacionin e Pejës të enjten e 10 nëntorit ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një përleshje që ndodhi në mes të disa personave. Aty njëri nga personat ka pësuar lëndime pas përdorimit të mjetit të mprehtë (thikës). Personi që është therur dhe konsiderohet viktimë e rastit është i mitur.

Policia e këtij rajoni përmes një komunikate për media ka njoftuar se personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rastin e ka pranuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” në Pejë mesditën e së enjtes.

Në incidentin e ndodhur, siç bën të ditur komunikata e Policisë për media, kanë qenë të përfshirë disa persona, që njëri prej tyre ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë), viktima (i mitur) më pas është dërguar në Spitalin rajonal në qytetin e Pejës për të pranuar tretmanin mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër që ishte i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshjeje nё mes tё disa personave, njёri nga ta kishte pёsuar lëndime nga mjeti i mprehtë (thikё), viktima e rastit (i mitur) ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit, njёri nga ta (i mitur), ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.11.2022, janё arrestuar tё dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Vlen të theksohet se pas intervistimit në prezencë të avokatit dhe prindit, i dyshuari i parë me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë (i mitur) është liruar në procedurë të rregullt.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika