Mehmeti: Ngjarjet në veri kanë qenë të koordinuara që nga muaji mars

Ish-punonjësi i Policisë së Kosovës në zonën e Mitorvicës, Murat Mehmeti ka thënë që ndodhit e fundit në veri të Kosovës kanë qenë të përgatitura që nga muaji mars ndërsa ka shtuar se për të nuk kanë qenë të befasishme

Murat Mehmeti, Ish-punonjës i Policisë së Kosovës

I ftuar në emisionin “FIVE”, në RTV Dukagjini, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti ka thënë që ngjarjet e fundit në veri të Kosovës për të nuk kanë qenë të papritura si dhe kanë qenë të sinkronizuara që nga muaji mars.

“Për mua personlisht nuk kanë qenë të befasishme nuk e kam ditur ndoshta datën e saktë mirëpo përgatitjet janë shumë mirë të sinkronizuara dhe të koordinuara që nga muaji mars”, ka theksuar ai.

Ndërsa ka shtuar se këto pesë muajt e fundit ishin edhe zgjedhjet në Serbi brenda kësaj kohe Ministria e Mbrojtjes kanë filluar një rrotim të shpejtë pa një selektim se kush po punësohet dhe të cilët janë paijsur me armatim të mesëm.

Sipas Muratit personat të cilët janë punësuar në pesë muajt e fundit kanë qenë ata të cilët kishin mbetur të pa rekurtuar si dhe një numër i njerëzve janë të njohur për kontrabandim te mallrave dhe aktivitete të paligjshme.

Të njëjtit ka thënë që janë rekrutuar direkt nga strukturat ushtarake e Serbisë dhe janë pasjisur me armatim.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika