Opozita kërkon ministër të Shëndetësisë, kritikon Qeverinë për papërgjegjësi

Opozita është shprehur e shqetësuar për situatën e tanishme në sektorin e Shëndetësisë, pasi nuk është zgjedhur akoma një ministër për këtë sektor. Në lidhje me këtë, opozita ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tyre, ai duhet t'i mbajë përgjegjësitë mbi vete

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj


Opozita për moszgjedhjen e ministrit dhe gjendjen që po mbretëron në sektorin e shëndetësisë, ka thënë se ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori nga Qeveria. Madje, sipas opozitës, shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë prioritet i qeverisjes së vendit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ndërrimi i ministrave ka lënë shije të keqe në këtë sektor.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e ka vëmendjen te kuadrot e reja, të cilat dita-ditës po largohen nga Kosova.

“Ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori jo tash, por që 20 muaj të kësaj qeverie, duket që nuk ka as vizion dhe nuk kemi parë as program të qartë sesi të punohet dhe menaxhohet, por edhe të ecet tutje në avancimin e shërbimeve shëndetësore. Edhe pjesa politike ka pasur të metat e saj, ndërrimi i ministrave të dobët kanë lënë shije të keqe në këtë sektor”.

“E kemi gjendjen degraduese në këtë fundvit, ku përballjen me vështirësi e kanë pacientët dhe gjithë qytetarët pa përjashtim. Me këtë qasje me këta njerëz pa punëtorë, pa ide, mashtrues kemi pak shpresë që nga kjo mazhorancë të vije dikush që mund të udhëheqë me këtë sektor i cili është tepër i rëndësishëm dhe çdo ditë përballen qytetarët me kërkesa të ndryshme”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, ai ka thënë se mjekët janë edhe të ofenduar e injoruar në kohën kur ata paraqesin kërkesat e tyre për pagë të dinjitetshme për kushte të shkollimit, ndërsa në anën tjetër, sipas tij, tentohet të mashtrohet mërgata se shteti po u krijon kushte të kthehen në Kosovë.

“Qeveria nuk ka lincensim të institucioneve private shëndetësore”, ka thënë Zemaj, raporton EO.

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Ndërkaq, deputeti i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka theksuar se sektori i shëndetësisë nuk mund të funksionojë pa prani të ministrit, duke shtuar se përgjegjësinë për këtë duhet të marrë kryeministri.

Ai ka thënë se është urgjente të sillet Ligji i pagave, në mënyrë që mjekët të mos largohen nga vendi.

“Situata në shëndetësi nuk është e mirë dhe duhet të zgjidhet sa më parë. Ministria të funksionojë pa prani të ministrit nuk është në rregull ndërsa përgjegjësitë t’i mbajë mbi vete kryeministri, i cili ka mjaft obligime të tjera”.

Gjithashtu, sipas tij, shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë prioritet i qeverisjes së vendit e as i kësaj Qeverie, aq më pak “kur kjo qeveri vije me 50 për qind të buxhetit të reduktuar në shëndetësi dhe merret me disa infuzione siç është rasti me 4 milionë për barna esenciale”, është shprehur Dreshaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika