Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, do të ndajnë çdo muaj një shumë prej 60 euro për t’i mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe.
Musmurati është shprehur se të qenët ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim.
Sipas drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, gjithëpërfshirja është e domosdoshme. Ajo ka theksuar se janë të përkushtuar që të mbështesin çdo fëmijë në shkollim.
“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj të ndajmë një shumë prej 60 Eurosh, për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme, dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim”, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.