Pneumonia, parandalimi dhe trajtimi i saj – flet pulmologia Rukije Mehmeti

Ne emisionin “Shpirti i vikendit”, me Xheneta Asllanin, në Radio Dukagjini, e ftuar ka qenë pulmologia Rukije Mehmeti e cila ka treguar më shumë për pneonominë dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje. Ndër tjera, Mehmeti ka shtuar se Klinika e Pulmologjisë nuk i plotëson kushtet për trajtimin e pacientëve pasi sipas saj ka shumë pacientë e pak hapësirë





Vjeshta dhe ulja e temperaturave, sinjalizon edhe fillimin e virozave.

Shpesh herë trajtimi i tyre neglizhohet apo nuk bëhet në mënyrën e duhur. Kjo mund të shkaktoj edhe një gjendje të rëndë të mushkrive të njohur si Pneumoni.

E ftuar ne emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllanin, pulmologia Rukije Mehmeti tha se personat më të rrezikuar nga zhvillimi i pneomonisë janë të moshuarit dhe fëmijët. Po aq të rrezikuar sipas saj janë edhe personat me sëmundje kronike te mushkërive, personat me tuberkuloz, ata me sëmundje malinje dhe diabet.

“Shkaktarët e peumonive janë të shumtë. Prandaj në këtë kohë duhet të jemi më të kujdeshëm gjatë kësaj kohe, pasi pneumonia është sëmundje ngjitëse dhe mund të bartet. Nëse kemi zhvilluar pneumoni, duhet të mos qëndrojmë pranë personave të tjerë”, ka thënë ajo.

Po ashtu, marrja e antibiotikeve pa receten e mjekut është shumë e dëmshme për këtë situatë.

“Keqpërdorimi i terapisë e veshtirëson situatën. Kjo pasi pacienti shkakton rezistencë në antibiotik, si rrjedhoj përkeqsohet gjendja shëndetësore dhe mund të vie deri te hospitalizimi”, ka thënë Mehmeti.

Pulmologia shton se Pneomonia mund te paraqitet me temperature të lartë, dhimbje të krahrorit, ethe kollë dhe djersitje te madhe. Trajtimi varet nga zhvillimi i pneumonisë dhe gjendjen imunologjike të pacientit.

“Trajtimi i formave të lehta trajtohen për dy javë, por pneumonitë e renduara mund të zgjasin edhe me muaj. Kjo varet edhe nga gjendja shendetësore dhe imuniteti i pacientit. Sa më i dobët të jetë imuniteti i pacientit aq më shumë zgjatet trajtimi. Përpos terapisë së nevojshe është shumë e rendësishme të konsumojnë shumë lengje dhe të bëjnë pushim apo regjim shtrati”, ka theksuar ajo.

Por mënyra më e mirë e trajtimit mbetet parandalimi. Pulmologia Mehmeti thotë se mënyra më e mire për të parandaluar një pneumoni është vaksinimi kunder gripit sezonal.

“Njerzit duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal, në veçanti grupet e rrezikut në mënyrë që të mbrohemi nga gripi dhe të mos zhvillojnë pneumoni. Po ashtu të ushqehen shëndetshëm dhe të bjënë aktivitet fizik. Shumë e rëndësishme është edhe heqja e veseve të kqija si duhanpirja”, ka thënë ndër tjera Mehmeti.

Pulmologia Mehmeti, thote se klinika e Pulmologjise nuk i plotëson kushtet per trajtimin e pacienteve për shkak të mungese te hapsirës dhe shtretërve, edhe pse nga ana e mjekëve bëhet një punë shumë e madhe. Nje Spital i Mushkërive sipas saj do të ishte i mirëseardhur, pasi numri i pacientëve është më i lartë sesa hapsira që ofron Klinika e Pulmologjise.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika