Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vlerëson se siguria në kontinent po sfidohet dhe si rrjedhojë, bashkëpunimi është domosdoshmëri.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratike.
“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani në Twitter.
With the security architecture being challenged on our continent, the importance of cooperation based on shared values, respect for human rights and democratic values becomes a necessity.
My full discussion during the @ParisPeaceForum ⬇️https://t.co/RjeVLCsvXT pic.twitter.com/azC8nos283
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 12, 2022
Ndër të tjera, Osmani ishte e pranishme në Forumin e Paqes në Paris dhe njëherit, paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.