“Nga data 21 nëntor është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Sever[Brigada e Veriut]”, është mesazhi i tyre për serbët lokal, njëherit edhe paralajmërim për destabilizim të veriut të vendit.
Situata afër “përshkallëzimit”: “Brigada e Veriut” bënë thirrje për rezistencë nga 21 nëntori
Rreth këtyre grafiteve në Mitrovicën e Veriut ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
I cili ka thënë se “me datë 13 nëntor gjatë natës në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veriore, janë hasur me mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe”.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës me njësitet e saj ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.
“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhen serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka thënë Kelani.
Ndërsa sa i përket fletë-qortimeve, ai ka bërë të ditur se deri të dielën e 13 nëntorit janë dhënë/shqiptuar mbi 1.350 qortime.