Pamjet në rrjetet sociale ku shihet momenti i shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll, japin shenja se çanta e lënë në një stol, mund të ketë shkaktuar shpërthimin e bombës.
🇹🇷 — NEW FOOTAGE: CCTV video shows the moment of the explosion at Taksim square in Istanbul, Turkey. It seems the explosion was caused by a bag left on a bench. pic.twitter.com/EIW4oeNuhw
— Belaaz News (@TheBelaaz) November 13, 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, lidhur me shpërthimin i cili ndodhi në Taksim të Stambollit, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën 53 të tjerë, ka thënë se mund të jetë akt terrorist.
Siç shkruan “Anadolu”, vëzhgimet e para tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthim.
Erdogan ka thënë se të gjithë autorët do të identifikohen. Këto deklarime, kreu i shtetit turk i bëri gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e G-20.
“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit, nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve, në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar”, është shprehur Erdogan.
“Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhdojnë”, ka thënë ai.
Sipas Erdogan, hetimet si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin dhe për kamerat atje vazhdojnë.
“Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”, përfundoi ai.
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, kurse 53 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Stamboll, i cili ndodhi të dielën e 13 nëntorit.
Njoftimin për gjashtë të vdekur dhe 53 persona të lënduar e ka dhënë edhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.