Osmani: Qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron më popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Kjo pas sulmit të ndodhur të dielën e 13 nëntorit, në sheshin Taksim të Stambollit

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, gjatë intervistës në TRT World





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime ndaj popullit turk pas ngjarjes së ndodhur në sheshin Taksim të Stambollit, ku si pasojë e një shpërthimi mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dhjetëra të tjera u lënduan.

Me anë të një postimi në Twitter, presidentja Osmani ka thënë se Kosova qëndron më popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë.

“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, kurse 53 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Stamboll, i cili ndodhi të dielën e 13 nëntorit.

Siç shkruan “Anadolu”, vëzhgimet e para tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthim.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se të gjithë autorët do të identifikohen. Këto deklarime, kreu i shtetit turk i bëri gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e G-20.

“Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkoi personeli ynë i sigurisë dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit, nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve, në vendin e krimit dhe 2 në spital dhe 53 të lënduar”, është shprehur Erdogan.

“Përveç kësaj, shifrat pritet të ndryshojnë me kalimin e orëve. Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte sulm terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë sulm po vazhdojnë”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika