Irani lëshon dënimin e parë me vdekje pas “trazirave”

Protestat e filluara menjëherë pas vdekjes së Mahsa Amini, vajzës e cila ishte arrestuar nga Policia e Moralit në Iran, kanë vrarë dhjetra njerëz. Ndërsa gjykata e Teheranit ka lëshuar dënimin e parë me vdekje dhe ka dënuar të tjerë deri në 10 vjet burgim

Foto ilustrim

Irani, të dielën e 13 nëntorit, ka lëshuar dënimin e parë me vdekje, lidhur me pjesëmarrjen në “trazira”, mes protestave mbarëkombëtare që nga vdekja e Mahsa Amini.

I akuzuari është dënuar me vdekje në një gjykatë të Teheranit, për veprën e “vënies së zjarrit të një ndërtese qeveritare, prishjes së rendit publik, tubimit dhe komplotit për të kryer një krim kundër sigurisë kombëtare dhe një armik të Zotit dhe korrupsionit në tokë”, një nga veprat më të rënda sipas ligjit iranian.

Ndërsa, një gjykatë tjetër në Teheran ka dënuar pesë të tjerë me burgim nga pesë deri në 10 vjet për “mbledhje dhe komplot për të kryer krime kundër sigurisë kombëtare dhe prishje të rendit publik”.

Dhjetëra njerëz, kryesisht demonstrues, por edhe personel sigurie, janë vrarë gjatë protestave, të cilat autoritetet i kanë cilësuar si “trazira”.

Më shumë se 2 mijë njerëz ishin akuzuar në kryeqytetin Teheran, që nga fillimi i demonstratave në mes të shtatorit, raporton barrons.

Vdekja e Aminit, më 16 shtator, erdhi disa ditë pas arrestimit të saj nga policia e moralit, për një shkelje të dyshuar të rregullave të rrepta të veshjes në vend për gratë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika