Të hënën e 14 nëntorit në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakëta.
Në orët e mëngjesit mund të ketë vranësira të ulëta apo mjegull nëpër lugina dhe ultësira.
Era pritet të fryejë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 4 deri në 18 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të luhaten prej 14 deri në 17 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.
Ndryshe gjatë vikendit koha ishte e qëndrueshme ndërsa kohë pas kohe kishte edhe vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore kishte edhe borë.