Borrell: Kemi bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veri

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para fillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së ka deklaruar se ka paraqitur një propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje për të zgjidhur situatën në veri, të krijuar pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri





Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell para takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së ku pritet të raportojë për situatën në veri të Kosovës ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë.

Po ashtu, ai ka theksuar se çështja e Ballkanit Perëndimor do të jetë temë diskutimi në këtë takim.

“Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara për të cilat siç thotë ai kanë rënë dakord shumë vite më parë.

Ndryshe, punimet e Këshillit do të jenë të shtrira në dy ditë, më 14 dhe 15 nëntor, ndërsa do të diskutohen edhe tema të tjera.

Takimi fillon në orën 10:00 dhe mbahet në Bruksel.

Shefi i diplomacisë evropiane përpos që do të japë analizën e tij për situatën e re të krijuar në veri të Kosovës, Borrell do të raportojë para ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian edhe për takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Paris.

Pas takimit me të dy liderët e vendeve ka deklaruar se palët duhet të angazhohen dhe në mënyrë konstruktive të tregojnë gatishmëri për kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

Në të njëjtën kohë, Borrell nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorikë nxitëse.

Ai ka kërkuar që serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre dhe se Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike.

Gjithashtu, ai ka thënë se situata aktuale në veri nxitet nga Beogradi për të kamufluar refuzimin e propozimit franko-gjerman.

Të hënën, Borrell raporton para Këshillit të Ministrave për situatën në veri

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika