Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit duke thënë se “diçka po zihet në Serbi”.
“Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thonë se ‘shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë’. Deri vonë thonin që vetëm perëndimorët po duan luftë”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Tutje, eksperti i sigurisë është shprehur se nuk do të ketë luftë në Kosovë, por sipas tij, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.
Musliu ka thënë, “Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre”.
“Në anën tjetër, kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit”, ka shtuar Musliu.