Bajqinovci për targat: Do të vazhdojmë të shtrijmë sovranitetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, Mefail Bajqinovci, në një bisedë në emisionin Magazina me Blerina Neziri – Abazi dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini theksoi se reagime për vendimet e Qeverisë Kurti ka pasur edhe në të kaluarën, por kryeministri është i vendosur që të vazhdojë të shtrijë sovranitetin në Republikën e Kosovës

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje(LVV) Mefail Bajqinovci

Kur jemi afruar 21 Nëntorit, ku me vendim të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe, për dy muaj do të jetë masa e gjobitjes, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se nuk do të ketë kthim prapa dhe do të vazhdojnë të shtrijnë sovranitetin në vend.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, Mefail Bajqinovci, në një bisedë në emisionin Magazina me Blerina Neziri – Abazi dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini theksoi se reagime për vendimet e Qeverisë Kurti ka pasur edhe në të kaluarën, por kryeministri është i vendosur që të vazhdojë të shtrijë sovranitetin në Republikën e Kosovës.

“Nuk është vendimi i parë i Qeverisë së Kosovës që ka pasur reagime nga SHBA-ja dhe QUINT-i. Kemi pasur reagim të QUINT-it për rastin e zgjedhjeve, referendumit, edhe për rastin e dokumentacionit kur u bë bllokada e rrugës në Mitrovicën e Veriut. Kemi pasur edhe deklaratat e shteteve mike që kanë thënë se Kosova është vend sovran dhe ka të drejtë të marr vendime për vete.

Pra, qëndrimet karshi Serbisë për mos kompromise të dhimbshme nuk janë qëndrime anti-amerikane. Vendimet e Qeverisë së Kosovës janë sovrane dhe do të vazhdojmë t’i zbatojmë ato, pavarësisht reagimeve”, ka thënë Bajqinovci, për Radio Dukagjini.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pas nga 21 janari do të jenë targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill do të lejohen vetëm targat RKS në territorin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika