Reagon Ministria e Ekonomisë pas njoftimeve të vazhdueshme për vjedhjet e energjisë elektrike

Ministria e Ekonomisë: ka reaguar pas njoftimeve të vazhdueshme për vjedhje të energjisë elektrike. Ajo ka njoftuar se Republikës së Kosovës dhe qytetarëve po i kushton me humbje të miliona euro në vit





Ministria e Ekonomisë ka njoftuar përmes faqes zyrtare se kostoja e vjedhjes së energjisë elektrike po i kushtojnë Republikës së Kosovës miliona euro në vit.

“Kostot e vjedhjes së energjisë elektrike i kushtojnë Republikës e qytetarëve të Kosovës miliona euro në vit. Humbjet Komerciale apo vjedhjet e energjisë elektrike vetëm për vitin 2021, arrijnë shifra aq të larta sa dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë për t’i mbuluar ato”.

Sipas ME-së vetëm gjatë javës së kaluar, në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet, janë kryer 1 mijë e 963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët, dyshohej se po keqpërdornin rrymën.

Nga 1963 të konsumatorëve, 187 prej tyre, janë vërtetuar se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Tutje tha se këto vjedhje të energjisë elektrike, jo vetëm që janë vepra penale, por janë një kosto e papërballueshme për qytetarët e vendit të cilët i paguajnë këto kosto në fatura.

“Ministria e Ekonomisë është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit të cilët janë duke organizuar aksione të vazhdueshme me institucionet e rendit për t’i ndalur vjedhjet e energjisë elektrike”.

“Veçanërisht në kohë krize, është kritike që të jemi të ndërgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit e ndaj vendit tonë për të lehtësuar përballjen me pasojat negative” thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të ME-së. Ta mbrojmë vendin e njëri-tjetrin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ME-së.

Njoftimi zyrtar i ME-së

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika