Në qoftë se jeni duke planifikuar një udhëtim në Antalya të Turqisë, atëherë të jeni të sigurt që bregdeti turk nuk është i vetmi vend që Turqia ka për të ofruar. Kjo e fundit njihet si një ndër vendet që ofron me mijëra gjëra për të bërë e këtë, do u’a bëjmë më të lehtë përmes rekomandimeve më poshtë.
1. Parku “Land of Legends”
“Disneylandi i Antalyas” është një qendër argëtimi e vendosur pranë Belekut e cila ofron shfaqje me drita dhe lazer çdo mbrëmje, qendra tregtare me më shumë se 100 dyqane dhe për të mos mjaftuar, një argëtim të pashoq për fëmijët.
2. Olympos Teleferik
Është teleferiku i famshëm i cili kalon nga plazhi në Kemer të malit Tahtali, i njohur më mirë si Olympos. Nga maja e këtij të fundit mund të shihni edhe plazhin Alanya. Përveç një pamjeje të paharrueshme, ofrohen edhe aktivitete të ndryshme sportive.
3. Rafting në Köprülü Kanyon
Köprülü Kanyon është qendra më e madhe e raftingut në Turqi e cila ndodhet 90 kilometra në verilindje të Antalysë në Kanyon Köprülü, një kanion 366 km2 dhe park kombëtar. Ky sport është i mundur gjatë gjithë vitit, madje, edhe me paisje të siguruara.
4. Jeep Safari në malet e Demit
Përveç rërës së plazhit, një ekskursion i plotë ditor në malet e Demit duhet të jetë pjesë e agjendës suaj të aktiviteteve. Në provincën e Antalyas, këto ekskursione organizohen në të gjithë rajonin. Hoteli juaj mund t’ju ndihmojë të gjeni një të tillë, me siguri.
5. Paragliding në Alanya
Paragliding e bën të mundur ëndërrën tuaj për të fluturuar, përvojë e cila shoqërohet nga një pilot me përvojë në këtë fushë.
Fluturimet këtu zakonisht përfundojnë në plazhin e Kleopatrës, nga atje, ju ktheheni në hotelin tuaj.
6. Qyteti i vjetër i Side
Side ka një numër të konsiderueshëm të thesareve arkeologjike në pjesën e vjetër të Sides që është ndërtuar në një stil të veçantë. Ju mund të gjeni këtu ndërtesa të mrekullueshme prej dy katësh prej guri me ballkone prej druri përgjatë rrugicave të ngushta.
Megjithëse i njohur për plazhet e tij, Side posedon edhe një teatër 10.000 vite të vjetër. Përveç kësaj, nëse jeni duke kërkuar për një suvenir, thjesht shëtisni në rrugën kryesore të Side, ku shiten kryesisht lëkurë, bizhuteri, tekstile dhe suvenire.
7. Quad Safari
Ngasja e makinave të vogla me katër rrota në rrugët e pista, mbi duna rëre dhe nëpër pyjet me pisha. Nga rruga, emri Quad është një formë e shkurtër e “Quadricycle”, që do të thotë me katër rrota. Këto vozitje organizohen përgjatë Rivierës Turke, për të cilat zakonisht ju merreni direkt nga hoteli juaj. Nuk kërkohet asnjë përvojë e mëparshme, pas një informimi 10-minutësh mund të filloni.
8. Jeta e natës në Kaleiçi
Turqia lulëzon edhe natën!
Të fshehura mes shtëpive të vjetra osmane në rrugicat e ngushta, ju mund të gjeni shumë surpriza, duke përfshirë këtu edhe klubet me një pamje magjepsëse të portit poshtë Kaleiçit. Ka shumë restorante luksoze pranë kullës së sahatit.
9. Pazari i Manavgatit
Tregu i hapur në këtë qytet të vogël të rrethit është një nga më të mëdhenjtë në rajon. Ky pazari në qendër të qytetit zhvillohet çdo ditë. Lëkurë, bizhuteri, rroba, suvenire, erëza, qilima të endura me dorë dhe shumë të tjera shiten këtu.
Në pjesën tjetër fermerët shesin prodhimet e tyre rajonale. Në këtë pjesë, gjithçka ka të bëjë me frutat dhe perimet.