Gërvalla udhëton drejt Berlinit, pritet të zhvillojë një sërë takimesh

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të jetë pjesë e Kongresit të tetë botëror kundër dënimit me vdekje, në Berlin

Donika Gërvalla-Schwarz





Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të hënën e 14 nëntorit ka udhëtuar drejt Berlinit.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se Gërvalla do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje”, thuhet në njoftim.

Gjatë punimeve të kongresit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

Në këtë kongres do të marrin pjesë ministra, organizata ndërkombëtare, akademikë, dhe institucione të të drejtave të njeriut.

Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika