Cristiano Ronaldo do të synojë të përdorë Kupën e Botës 2022 të Katarit si një shans për të rikthyer opinionin publik në favor të tij dhe ndoshta të bindë klubet e tjera që ta nënshkruajnë atë, shkruan e përditshmja spanjolle e sportit MARCA.
Koha e tij në Manchester United duket se po përfundon për herë të dytë pasi u publikua intervista e tij me Piers Morgan ku ai pretendoi se ndihej i tradhtuar nga klubi pasi ata po e detyronin të largohej .
Ai gjithashtu tha se nuk e respekton Erik ten Hag si trajner, diçka që me siguri do të thotë se ai nuk do të jetë në klub përtej afatit kalimtar të janarit.
Deri më tani, Cristiano ka vetëm tre gola dhe dy asistime, shifra shumë befasuese për golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit.
Prandaj, Kupa e Botës është një mundësi e mirë për portugezin që të rikuperojë nivelin e tij dhe të ketë një turne të madh që do t’i hapë dyert një ekipi të ri gjatë merkatos së ardhshme.