Konjufca: Ne po i nderojmë të rënët për liri, kurse Serbia kasapin e vet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se teksa Kosova po i kujton të rënët për liri, Serbia po bën homazhe te ish-kryetari i saj, Sllobodan Millosheviq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë tubimit përkujtimor në 23 vjetorin e masakrës serbe në rajonin e Llapit dhe Gollakut, ka thënë se teksa Kosova po i kujton të rënët për liri, Serbia po bën homazhe te ish-kryetari i saj, Sllobodan Millosheviq, për fajin e të cilit vdiqën mbi 160 mijë civilë në shumë vende të Ballkanit.

Konjufca ka theksuar se përgjegjësi i këtyre masakrave të kryera është shteti i Serbisë që me ushtrinë, policinë, me aparatin shtetëror e paramilitarët, i ka kontrolluar e i ka urdhëruar për të gjitha këto krime me mbi 300 masakra anë e kënd Kosovës.

“Jemi mbledhur këtu që t’i kujtojmë 227 të rënët që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit tonë. Vetëm gjatë luftës së fundit gjenocidi i Serbisë i ka vrarë mbi 12 mijë qytetarë shqiptarë në Kosovë dhe përgjegjësi është shumë i qartë, ky është shteti i Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Teksa i ka renditur krimet e Serbisë të kryera në Kosovë gjatë luftës, Konjufca ka thënë se Serbia ende nuk ka ndryshur drejtim.

“Nëse ju e përcillni sot se çfarë po flet kryetari i Serbisë e kryetari i Parlamentit të saj, Serbia po i bën homazhe Millosheviqit, ne po u bëjmë homazhe të rënëve që kanë derdhur gjakun për liri.  Serbia po i bën homazhe kasapit të vet që i la në Ballkan të vdekur mbi 160 mijë qytetarë të popujve të ndryshëm, shqiptarë,boshnjak e kroat”, shtoi ai.

Sipas kryeparlamentarit, përgjatë historisë të gjatë e të vuajtur, populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar vazhimisht gjenoicide prej Serbisë.

“Krimi i parë i Serbisë ishte që i vrau qytetarët tanë, më të dashurit tanë, vëllezërit e motrat tona duke mos i kursyer as fëmijët, mbi 1 mijë e 100 fëmijë janë vrarë. Krimi i dytë i Serbisë ëhstë që edhe pas i vrau i mori dhe ende i fsheh në pjesë të territorit të vet, shumë prej atyre që i ka vrarë janë të groposur në Serbi, dhe ajo ende i mban të fshehura”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

“Krimi i tretë i Serbisë është që nuk ka pasur kurrë drejtësi për familjet tuaja, sepse shumë pak janë ata që janë gjykuar për këto krime që i kanë bërë kundër popullatës civile shqiptare”, shtoi Konjufca.

Derisa i ka nderuar e kujtuar të rënët për liri, Konjufca ka potencuar se dëshmorët që e dhanë jetën me pushkë në dorë e martirët që e derdhen gjakun për lirinë e Kosovës, e kanë dhënë jetën që fëmijët të mund të jetojnë të lrië e ta gëzojnë Kosovën e lirë.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka deklaruar se do të përpiqen që t’i përmbahen vizionit të të rënëve për atdheun.

Osmani, teksa ka theksuar se të rënët janë dëshmi e veprimeve barbare të Serbisë, ka thënë se kujtimi për ta shtyn drejt angazhimit për të vënë në vend drejtësinë.

“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët ë rënë, të cilët janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal të Serbisë kundrejt popullsisë së pafajshme”, ka thënë ajo, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë, dhe më pas pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Pas homazheve, Kurti para mediave ka thënë se, e kaluara e lavidshme e dëshmorëve është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet.

Përveç tyre, homazhe për dëshmorët e Prishtinës kanë bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Krasniqi për dëshmorët e rënë: Ata u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika