Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Fajdeja në ndihmë”

Prokuroria Themelore në Prizren





Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.Gj., dhe A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja” “Detyrimi”  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”  dhe “Fajdeja në ndihmë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Gj., nga nëntori i vitit 2020, deri më dy shkurt të vitit 2022 në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Sh.H.

“Në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë, duke e njohur të pandehurin ngase me të njëjtin kanë jetuar më parë në fqinjësi, shkon tek i pandehuri F.Gj., nga i cili merr një mijë euro të holla, ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguajë nga 200 euro kamata mujore”, thuhet në njoftim.

“I dëmtuari për 14 muaj rresht vazhdon të paguajë nga 200 euro kamata mujore duke i dhënë në total dy mijë e 800 euro të pandehurit, mirëpo më 24 janar të këtij viti kur nuk arrin t’i japë të hollat, i pandehuri e paralajmëron se përveç një mijë eurove të borxhit dhe 200 eurove në emër të kamatës së muajit janar 2022, për çdo vonesë i dëmtuari duhet të paguajë kamata ditore nga 20 euro, nga të cilat një mijë euro i dëmtuari i jep më datë dy shkurt të vitit 2022, me ç’rast i pandehuri me paratë e marra arrestohet në flagrancë”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Po ashtu, sipas kësaj komunikate thuhet se i pandehuri F.Gj., ka përdorur forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit Sh.H., për ta detyruar këtë të fundit të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit.

“Kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arritur t’i sigurojë paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas ia përplas telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të briskut e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

Si theksohet në njoftim, me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas KPRK-së, i pandehuri A.D., “me dashje dhe me qëllim ndihmon në përfitim të kundërligjshëm të pasurisë personin tjetër – të pandehurin F.Gj., kur i pandehuri F.Gj., nuk ishte prezent, atëherë i dëmtuari Sh.H., i paguante kamatat tek i pandehuri A.D., në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas ia dërgonte të pandehurit F.Gj. Me këto veprime, ka kryer veprën penale, “Fajdeja në ndihmë’”.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata të urdhërojë kryesit e veprave penale për të paguar shumë të barasvlershme për dëmin ndaj të dëmtuarit nga paratë e sekuestruara, ose nga të njëjtit të konfiskohen të hollat e sekuestruara dhe me të njëjtat të kompensohet viktima Sh.H., dhe atë të hollat si më poshtë:

“Një kartëmonedhë letre 200 euro, pesëmbëdhjetë kartëmonedha letre nga 100 euro, një kartëmonedhë letre 20 franga zvicerane, një kartëmonedhë letre 10 franga zvicerane, dy monedha metali 1×20 centë dhe 1×10 centë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika