Petkoviq: Zgjedhjet pa serbë në veri janë të kota dhe të dështuara

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq





Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore të vendit.

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë të dielën dorëheqje para kuvendeve përkatëse.

Sipas Petkoviq-it, zgjedhjet në komunat veriore pa pjesëmarrjen e serbëve nuk kanë kuptim dhe të njëjtat qysh tani mund të quhen si të dështuara.

“Për të gjithë është e qartë se një procedurë e tillë është e kotë. Zgjedhjet për komunat serbe, pa serbë dhe popull serb, nuk kanë kuptim dhe si të tilla janë të dështuara”, është shprehur Petkoviq në një konferencë shtypi.

Petkoviq pretendon se Qeveria e Kosovës po tenton ta pushtojë veriun.

“Kjo është edhe një dëshmi se Prishtina asnjëherë nuk ka dashur bashkëpunim institucional me serbët e Kosovës, por, përkundrazi, është munduar t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre shekullore”, ka pretenduar më tej ai.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan-it.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e presidentes Osmani për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Pas takimit me përfaqësues të partive politike, presidentja Osmani ka potencuar se do t’u drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.

Presidentja Osmani ka theksuar gjithashtu se institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat, në mënyrë që qytetarët, pa dallim etnie, të ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika