Një zyrtar i NATO-s ka thënë se mirëpret vendimin e fundit të Qeverisë së Malit të Zi për të ndarë dy për qind të GDP-së për mbrojtje, raporton mediumi malazez, Antena M.
“Kjo tregon edhe një herë se Mali i Zi është një aleat i besueshëm, i cili jep një kontribut të rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët euroatlantike”, ka thënë zyrtari i NATO-së në Bruksel.
Ndër të tjera, ai ka thënë se Mali i Zi përfiton nga mbështetja e NATO-s për sigurinë e saj, duke përfshirë edhe policinë ajrore të NATO-s.
Në Samitin e NATO-s në vitin 2006, vendet anëtare ranë dakord të ndajnë dy për qind të GDP-së për mbrojtje.
Megjithatë, shumica e vendeve nuk e kanë përmbushur këtë kuotë deri më tano.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë në samitin e kaluar se beson se 19 partnerë do ta arrijnë qëllimin deri në vitin 2024.