Kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar me raketa këtë të martë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, derisa në anën tjetër liderët botërorë janë mbledhur në samitin e G20, për ta dënuar pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.
“Rusia po i përgjigjet fjalimit të fuqishëm të Zelenskyy në G20 me një sulm të ri raketor. A mendon dikush seriozisht se Kremlini dëshiron vërtet paqe?”, ka shkruar Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Dy ndërtesa banimi në lagjen Pechersk janë në mesin e atyre që janë goditur, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.
Ky shënon sulmin e parë të tillë në më shumë se një javë, kohë gjatë së cilës Rusia tërhoqi trupat nga Kherson.