Hoxha: Shkuarja e Bislimit në Bruksel, hap drejt tërheqjes së vendimit për targat

Mos shtyrja e vendimit për çështjen e targave nga ana e ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Valdet Hoxha, është konsideruar si një hap i gabuar pasi sipas tij, nëse Qeveria do të dëgjonte ShBA-në, ta shtynin planin e tyre, “presioni do të orientohej në palën serbe e që në këtë rast e kemi ngreh nga vetja"

Valdet Hoxha, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme gjatë intervistës në FIVE





Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka deklaruar se shkuarja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel këtë të marte, është një hap drejt pezullimit të vendimit për targat ilegale.

“Shkuarja e Bsilmit në Bruksel është në këtë drejtim, pra drejt pezullimit të vendimit, por unë do ta quaja këtu problem, se në qoftë se do të pezullohet atëherë cili ishte përfitimi ynë si shtet, një zhgënjim për partnerin tanë strategjik”, ka deklaruar Hoxha.

Po ashtu sipas tij, është një hap i gabuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, vendimi i mos dëgjueshmërisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta shtyrë vendimin e çështjes së targave.

“Është një hap i gabuar mos dëgjueshmëria e ShBA-së, për kërkesën personale të Blinken dhe të Escobar për ta shtyrë çështjen e targave një temë e dorës së dytë dhe tretë për disa muaj më qëllim që t’i japim shans një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse”, është shprehur ai.

 A do të evitohet tensionimi i situatës nëse ndodh shtyrja e vendimit për targa?

“Kjo është pikëpyetje por që një është e sigurt se tensionimi ose ndoshta një plan do të realizohej nga ana serbe më direktivat e Vuqiçit por ne pse të biem në një karrem të tillë kur ndoshta kjo ishte kërkesa e tyre, prandaj po besoj që kemi bërë hap të gabuar sepse ne po të dëgjonim ShBA-n ta shtynim këtë plan, ndoshta edhe ata prapë do të tërhiqeshin por që presioni do të orientohej në palën serbe e që në këtë rast ne e kemi ngreh nga vetja presionin dhe tashmë për një çështje ligjore akoma po negociohet”, ka deklaruar ai.

Valdet Hoxha, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme gjatë intervistës në FIVE

Gjithashtu ai gjatë intervistës në emisionin FIVE, ka thënë se  është e pakuptimtë nëse mbetemi pranë vendimeve me kryeneçësi që jemi shtet sovran dhe duhet ta shtrijmë sovranitin në gjithë vendin, dhe kjo duhet të ishte ashtu por, nëse themi qeveria nuk është një organizatë jo qeveritare atëherë data e fundit ka qenë 31 tetori dhe do të duhej të zbatohej.

“Pse në qoftë se nuk e kemi dëgjuar partnerin tonë strategjikë kryesor, tani po duhet një vendim sovran, dhe prapë të negociojmë me ndërkombëtarët në Bruksel”, ka thënë ai.

Ndër tjera, ai ka thënë se një tensionim i situatës në veri përveç Serbisë po shihet që i konvenon edhe Rusisë, prandaj ai ka shtuar se në njërën anë e kemi perëndimin që është në “luftë” me Rusinë, dhe po i kërkon Kosovës një favor “një vendim të shtyrjes disa muajsh për targa dhe ne e kemi refuzuar atë”.

“Kemi arritur në një përfundim ku për herë të parë sidomos pas luftës qeveria jonë ta zhgënjejë qeverinë e ShBA-së, ky është alarm i kuq”, ka theksuar ai.

Ndërsa, gjatë ditës së marte, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është nevojë urgjente gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, pas takimit me zëvendëskryeministrin Bislimi, Lajçak ka shkruar se “çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika