3 persona janë plagosur në njërin nga oborret e kazioneve ilegale në zonën neutrale në Karaqevë. Në pranga të policisë kanë përfunudar 9 persona, deri të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë”.
Edhe pse janë të shpallura si veprimtari ilegale, frenkuentimi i tyre nga qytetarët e Kosovës nuk ka të ndalur.
Në këto objekte të imporvizuara si kazino, që ndodhën në fshatin Breznicë, në zonën neutrale të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në mengjësin e së hënës i zuri sherri disa persona.
Në oborrin e njerës nga kazionit u shkrepën edhe plumbat e që të lënduar mbetën disa persona.
“Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorinë e Shtetit ka ndërmarrur të gjitha veprimet policore dhe kanë arritur që t’i ndalojnë nëntë persona që besohet të jenë të lidhur me rastin e cilësuar nga prokurori i Shtetit si “vrasje në tentativë”, i cili ka ndodhur në një zonë të fshtatit Breznicë, jashtë territorit të Kosovës”, ka deklaruar Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.
E pa i ditur ende motivet e kësaj vepre e cilësuar si “Vrasje në Tentativë”, nën dyshimin për kryerjen e saj deri më tani në pranga kanë përfunduar gjithsej 9 persona.
“Pas marrjes së informatës se ka ndodhur nje tentim vrasje dhe pjesëmarrje ne rrahje , me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë fillimisht gjashtë (6) persona e më pas edhe tre (3) të tjerë, ku nga ky incident janë plagosur tre (3) persona. Lidhur me këtë rast kanë filluar hetimet në drejtim të veprave penale të lartshënuara si dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente”, kanë thënë Prokuroria Themelore në Gjilan.
Ndërkohë njëri nga viktimat është i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Doktori Abdyl Latifi ka treguar se ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Kemi të bëjmë me një pacient i cili ka plagë zjarri në këmbën e djathtë, nuk ka shenja në rrezik për jetë. Ne më shumë e kemi pranu për përcjellje të plagës dhe trajtim të mëtejshëm. Pacienti në fillim nuk pranoi të rrinte në spital mirëpo ndërkohë si shkak i dhimbjeve që janë normale në këtë fazë, është kthyer në emergjencë”, ka deklaruar Abdyl Latifi, Shef i Repartit të Onkologjisë.
E tek dhoma e spitalit ku është i shtrirë njëri nga të dyshuarit, shihen edhe dy pjestarë të policisë së Kosovës, që janë duke e përcjellur njërin nga të plagosurit i cili është po ashtu edhe i arrestuar.
Bizneset ilegal të kazinove kanë gjetur strehë në këtë vend, që na koha kur ato u shpallen ilegale në Kosovë.
Edhe përkundër disa aksioneve të Policisë së Kosovës, kjo veprimtari në këtë pjesë nuk ka të ndalur.