Shtetet fqinjë të Polonisë edhe anëtare të NATO-s ka shprehur përkrahjen për shtetin e Polonisë pas sulmit të Rusisë me raketat në këtë e vende anëtare të NATO-së, ku si pasojë e kanë mbetur të vdekur dy persona.
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, ka reaguar për këtë sulm në rrjetin e tij social ku ka thënë se këtë veprimi e ka bërë regjimi kriminal i Rusisë.
“Ngushëllime për vëllezërit tanë polakë. Regjimi kriminal rus ka gjuajtur raketa që kanë shënjestruar jo vetëm civilët ukrainas, por kanë rënë edhe në territor të NATO-s në Poloni”, ka shkruar Pabriks në Twitter.
My condolences to our Polish brothers in arms. Criminal Russian regime fired missiles which target not only Ukrainian civilians but also landed on NATO territory in Poland. Latvia fully stands with Polish friends and condemns this crime.
— Artis Pabriks (@Pabriks) November 15, 2022
“Letonia është plotësisht prapa miqve polakë dhe dënon këtë krim”, ka shtuar ai.