NATO koordinohet me Poloninë pas sulmit nga Rusia





NATO po koordinohet me Poloninë pas sulmit të raketave ruse kundër kësaj të fundit.

Një gjë të tillë e ka thënë për BBC-në një zyrtar i NATO-s, i cili tha se po shqyrtojnë raportet me aleatin e ngushtë, Poloninë.

I pyetur për zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”.

Kujtojmë se sulmi ndaj Polonisë, ndodhi të martën e 15 nëntorit, që raketat ruse kaluan në këtë vend, i cili është shtet anëtar i NATO-s.

Mediat ruse thonë se raketat ukrainase kanë goditur Poloninë

Mediat shtetërore ruse tashmë kanë lënë të kuptohet se ishin në fakt raketat ukrainase dhe jo ruse ato që goditën territorin polak. Këto pretendime janë të pabazuara, shkruan BBC-ja.

Një reagim i tillë erdhi pas sulmit të Polonisë, shtetit anëtar të NATO-s, që pretendohet të ketë ndodhur nga raketat ruse, megjithatë mediat shtetërore të Rusisë thonë se një sulm të tillë do të mund të bënin raketat ukrainase sepse sipas tyre ato mund të arrijnë një gjë të tillë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një “ekspert ushtarak” rus i cili pretendonte se raketat ruse “nuk do të kishin arritur të arrinin në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainas, që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin”.

Reagojnë Gjermania, Franca, Holanda e Ukraina

Lidhur me sulmin ndaj Polonisë kanë reaguar edhe ministrja e jashtme gjermane, kryeministri holandez, presidenti francez e njashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Derisa, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Polonisë mban mbledhjen e tij urgjente, qeveria po merr më shumë shprehje mbështetjeje nga aleatët e tjerë të NATO-s.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke shprehur mbështetjen për aleatët e NATO-s.

“Ne po monitorojmë situatën nga afër dhe jemi në kontakt me miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO- s.”

Njashtu edhe Kryeministri holandez Mark Rutte ka shkruar në Twitter një mesazh të ngjashëm, duke thënë se “është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht”, ka shkruar BBC.

“Tani është e rëndësishme të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht” , ka thënë kryeministri holandez, shkruan BBC-ja.

Ndryshe nga këta të fundit, Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se është në kontakt me Poloninë dhe parashikon bisedime nesër (të enjten) lidhur me incidentin e të mërkurës.

Kryetari i samitit të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ka shkruar gjithashtu në Twitter, duke thënë se është në kontakt me autoritetet polake njashtu edhe i tronditur për atë që ka ndodhur.

“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, ka shkruar ai për BBC-në, transmeton Portali Dukagjini.

Zelensky akuzon Rusinë për “përshkallëzim të rëndësishëm”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë, një shtet i NATO-s.

“Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive,” ka thënëai.

“Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë”, ka shtuar Zelensky.

“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë”, theksoi ai, duke shtuar se ishte “vetëm çështje kohe përpara se terrori rus të shkojë më tej”.

Zelensky, vendi i të cilit nuk është anëtar i NATO-s, por ka lidhje të ngushta me aleancën, tha gjithashtu se breshëria e raketave kundër rrjetit elektrik të vendit të tij ishte një “shuplakë në fytyrën e G20”.

“Ky akt i gjenocidit të ukrainasve në përgjigje të planit tim të paqes është një shuplakë cinike në fytyrën e G20 dhe botës”, shkroi ai në Telegram, shkruan BBC.

SHBA-ja në pritje të konfirmimit të informatave për sulmin në Poloni

Pentagoni ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportimet se dy raketa ruse kanë rënë në Poloni dhe shkaktuan vdekjen e dy personave.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ka thënë se është në dijeni për raportimet në media, por nuk kanë konfirmim.

Madje, pas kalimit të raketave ruse kanë vdekur edhe dy persona në Poloni si dhe është ndërprerë energjia elektrike në pjesën më të madhe të Moldavisë.

Aleatët lindorë të NATO-s shprehin mbështetje për Poloninë

Fqinjët lindorë të Polonisë në NATO kanë shprehur solidaritet me qeverinë polake për atë që u raportua të ishte një sulm raketor rus në një fshat polak.

Detajet e incidentit nuk janë konfirmuar nga qeveria polake, shkruan BBC.

Shprehje mbështetjeje dhe solidariteti u dërguan në Twitter nga qeveritë e tre shteteve baltike  Estonia, Letonia dhe Lituania  si dhe nga ato të Republikës Çeke dhe Sllovakisë, fqinjët e Polonisë në jug.

 

Estonia reagon pas kalimit të raketave në Poloni: Janë më shqetësuese

“Letonia është plotësisht prapa miqve polakë dhe dënon këtë krim”

Reagon edhe Mbretëria e Bashkuar pas kalimit të raketave në Poloni

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika