Mediat ruse thonë se raketat ukrainase kanë goditur Poloninë

    Sipas mediave shtetërore ruse, sulmi ndaj Polinsë është bërë me raketat ukrainase dhe jo ato ruse





    Mediat shtetërore ruse tashmë kanë lënë të kuptohet se ishin në fakt raketat ukrainase dhe jo ruse ato që goditën territorin polak. Këto pretendime janë të pabazuara, shkruan BBC-ja.

    Një reagim i tillë erdhi pas sulmit të  Polonisë, shtetit anëtar të NATO-s, që pretendohet të ketë ndodhur nga raketat ruse, megjithatë mediat shtetërore të Rusisë thonë se një sulm të tillë do të mund të bënin raketat ukrainase sepse sipas tyre ato mund të arrijnë një gjë të tillë.

    Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një “ekspert ushtarak” rus i cili pretendonte se raketat ruse “nuk do të kishin arritur të arrinin në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainas, që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin”.