Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur mirënjohëse që u ftua të merrte pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Gërvalla ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje.
“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të koleges sime të dashur gjermane, Anna Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, ka shkruar ajo.
Good to have participated in the World Congress Against Death Penalty in Berlin at the invitation of my dear 🇩🇪 colleague @ABaerbock and 🇩🇪 Justice minister @MarcoBuschmann,
🇽🇰 will continue to be part of the global effort to eradicate the death penalty. #8CongressECPM pic.twitter.com/sxJhTuLEZu— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 16, 2022
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të hënën e 14 nëntorit ka udhëtuar drejt Berlinit.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se Gërvalla do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.
“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje”, thuhet në njoftim.
Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkësponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra.