Stano: Nuk ka propozime të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se nuk ka ndonjë propozim të ri në lidhje me çështjen e targave përveç asaj që ka deklaruar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell para mediave të hënën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano





Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme (BE), Peter Stano ka thënë se nuk ka asnjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Stano në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se nuk ka ndonjë gjë të re dhe se është vetëm propozimi që ka bërë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell për të cilin ka folur të hënën në një konferencë për media.

“Nuk kemi asgjë të re për të njoftuar e as për të shtuar përveç asaj që ka thënë Borrell për këtë çështje në konferencën për shtyp të hënën”, ka thënë Stano.

Të hënën, Borrell në një konferencë për media pas raportimit që bëri para Këshillit të Ministrave të BE-së për zhvillimet e fundit në Kosovë, ka thënë se ai bashkë me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak kanë hartuar propozimin e njohur si franko-gjerman që po përkrahet nga Franca e Gjermania.

“Franca dhe Gjermania kanë qenë përkrahëse të propozimit, i ashtuquajturi propozim franko-gjerman. Është propozim nga unë e Lajçaku, që përkrahet nga Gjermania e Franca. Mund të them propozim evropian. Ne duam të dalim nga pozita e menaxhimit të krizave. Në dy-tri vitet e fundit jam marrë me menaxhim të krizave, targa, apo çfarëdo qofshin ato. Nuk është kjo mënyra se si zgjidhen problemet. Duam një qasje më strukturore. Dua të them se të dyja palët, nuk do të thosha se pajtohen, por nuk e refuzojnë propozimin. Kjo është shumë mirë”, ka shtuar Borrell.

Ndryshe, gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dakordim për propozimin e Bashkimit Evropian në lidhje me afatin për targa.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet pas situatës të së hënës së 21 nëntorit, ai ka thënë “vjen e martja” duke thënë se nuk mund ta parashikojë askush.

Ndërsa për takimin me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Bislimi ka thënë se ky takim ka qenë vetëm në mes të tij dhe Lajçak, dhe jo siç është raportuar në media se është takuar me Petar Petkoviqin.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm mes meje dhe Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel është dezinformuar. Cdo gjë që është raportuar në media është dezinformatë. Bislimi është takuar me Petkoviqin, Petkoviqi nuk ka udhëtuar në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se me diskutimin e bërë me 17 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve.

“Pozicioni ynë është është në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme për dialogun. Me diskutimin e bërë më 17 gusht Kosova dhe Serbia janë pajtuar të diskutojnë për normalizim dhe kjo është tema e parë që diskutohet”, ka vijuar ai.

S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi për targat, Bislimi jep detaje (VIDEO)





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika