Presidentja e Kosovës, është pritur në takim nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, të cilin e ka uruar për postin e marrë së fundmi.
Osmani ka shkruar në Facebook, se me presidentin austriak kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Pas vizitës zyrtare të vitit të kaluar, sot u prita sërish në një takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë, për të vazhduar diskutimet për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.
“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”, ka vijuar ajo.
Osmani në fund e ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës, për përkrahjen që e ka marrë nga Austria “për rrugën euroatlantike”.