Policët serbë mund të rikthehen në marrëveshje politike

Diskutabile është mundësia e rikthimit të policëve serbë në Policinë e Kosovës. Ligjërisht po vlerësohet se nuk mund të rikthehen teksa proceduralisht kanë një afat. Megjithëkëtë, një rikthim po vlerësohet se mund të ndodhë vetëm nëse ka një dakordim në Bruksel





10 ditë janë bërë që institucionit kryesor të sigurisë në vend i janë larguar nga uniforma 578  punonjës.

Por, ende është diskutabile nëse serbët kanë gjasë të kthehen në Policinë e Kosovës sërish.

RTV Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse ka hapësirë që këta persona të kthehen në punë pas një marrëveshje politike ose nëse duhet të ketë konkurs të ri për këto pozita, por në ansjë pyetje të televizionit, MPB nuk është përgjigjur.

Por, në rast të një dakordimi mes palëve një gjë të tillë e sheh të mundur ish-drejtori i Policisë së Kosovës, por sqaron se kush do të mund të rikthej e kush jo.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se “Policët e thjeshtë, policët që punojnë nëpër stacione policore, ata besoj që mund të kthehen pa ndonjë problem të madh meqenëse sipas informatave që unë I kam, dorëheqja e tyre është shkruar në letër të bardhë, dhe në tekst nuk përmendet fare vendimi I qeverisë por vetëm shkruhet që ka dhënë dorëheqje për çështje personale dhe morale. Tani këtu është e qartë se kjo ka qenë një dorëheqje e planifikuar e orekestruar, masovike por dallon nga dorëhejqa e drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut”.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj

Përderisa kategorikisht shkelje të ligjit po e vlerëson këtë ish zv.ministri i brendshëm që ka qenë edhe drejtor i Inspektoratit Policor Valdet Hoxha por shton se ka një zgjidhje për këtë situatë.

Ish-dejtori i IPK-së, Valdet Hoxha ka thënë se “Në realitet sipas dispozitave pozitive të shtetit tonë ata do duhej të largoheshin edhe nëse nuk do jepnin dorëheqje, prandaj në aspektin ligjor nuk lejohet rikthimi i tyre në punë por që duke pas parasysh specifiken e kësaj situate, natyrisht nëse do të ketë një marrëveshje në Bruksel ose kudoqoftë në një qendër vendoset në BE jam I bindur se ata do të rikthen dhe riintegrohen në institucionet e vendit tonë”.

Ish-drejtori i IPK-së, Valdet Hoxha

Por, siç duket ekziston edhe një afat që policëve ua mundëson rikthimin në uniformë .

Ndërsa eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se “Në aspektin procedural është  e mundshme në afatin 30 ditor mund të bëhet kërkesë për rikthim, në pozicionet përkatëse, por në rastin e pjesëtarëve në zonën veriore duhet të shikohet konteksti pak më I gjerë sepse mund të kemi situate të tjera të palakmueshme sa i përket shtrirjes së autoritetit në pjesën veriore”.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Nga Policia e Kosovës nuk kanë treguar nëse po vazhdon puna e policëve me orar të zgjatur prej 12 orësh, por në një përgjigje shkurt kanë hënë se  do të rriten gradualisht kapacitetet policore me zyrtarë të rendit publik, në numër të mjaftueshëm duke u bazuar në nevojat dhe vlerësimet operacionale.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika