Në pasditën e të mërkurës ka ndodhur një aksident në fshatin Drenoc të Klinës, si pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Këtë rast për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 dhe se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kombi dhe një veturë.
“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.